Fuqitë

From Rival Regions Wiki
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Perks and the translation is 95% complete.

Outdated translations are marked like this.
Other languages:
العربية • ‎azərbaycanca • ‎Беларуская • ‎Български • ‎bosanski • ‎Čeština • ‎Deutsch • ‎English • ‎British English • ‎Español • ‎suomi • ‎français • ‎हिन्दी • ‎Հայերեն • ‎Bahasa Indonesia • ‎Italiano • ‎Ligure • ‎Lietuvių • ‎Nederlands • ‎Polski • ‎Português • ‎Português do Brasil • ‎Română • ‎Русский • ‎slovenčina • ‎Shqip • ‎српски / srpski • ‎Tagalog • ‎Türkçe • ‎Українська • ‎中文

Fuqitë - aftësitë kryesore të lojtartit. Ato ndikojnë shumë në aspektet e Rival Regions.

Ka tre fuqi: Forca, Arsimi dhe Përballimi. Të gjithë lojtarët fillojnë me fuqitë baraz me 30. Mësimi i fuqive të reja merr kohë. Për të mësuar një fuqi të re ti duhet të zgjedhësh një nga dy metodat: ti mund të përdorësh ose gold dhe të mësosh fuqitë më shpejt ose shpenzo paratë e tua dhe mëso fuqitë më avash. Ti mund të mësosh vetëm një fuqi në një kohë.

Për të mësuar një fuqi të re ti duhet të shkosh te tab i Vështrimit dhe të zgjedhësh një nga këto metoda.

Perks.png

Forca

Ndikon në dëmin e shkaktuar në luftra, për më shumë informacion shiko formulën e dëmit.

Ndikon në produktivitetin tënd, kur punon në fabrika rajonale.

Ul koston kur krijon armë dhe sende.

Arsimi

Rrit eksperiencën maksimale kur punon.

Ndikon në dëmin e shkaktuar në luftra, por jo aq shumë sa Forca, për më shumë informacion shiko formulën e dëmit.

Gjithashtu ul çmimin e prodhimit.

Arsimi 100 të lejon ty të punosh në Departamentet e Shtetit.

Përballimi

Deri në një pikë të caktuar redukton energjinë e shpenzuar në punë (ti duhet të kesh Përballimin 50 për të shpenzuar më pak energji) dhe luftra (maksimumi i dëmit-alfa tënd do të rritet sapo ti mëson Arsimin 50, 75 dhe 100.) Mbaj mend që Niveli jot gjithashtu ka një efekt në maksimumin e dëmit-alfa tënd në luftra.

Çdo pikë e re e kësaj fuqie rrit hapsirën e magazinës me 1%.

Gjithashtu ndikon në dëmin e shkaktuar në luftra, për më shumë informacion shiko formulën e dëmit.

Përforcuesit

Përforcuesit të lejojnë ty të rrisësh çdo fuqi me 100 pikë për një kohë të limituar. Ti mund ta përdorësh atë vetëm një herë në disa ditë, kështu zgjidh momentin e duhur !

Ka 2 lloje përforcuesish: një ti mund ta blesh për para dhe tjetri vetëm me gold. Kjo e fundit zgjat 10 minuta më gjatë. Çmimi i prërforcuesit dhe rritja në pikë nuk ndryshojnë për ndonjë lojtar, çfarë ndryshon është koha e përforcuesit: aq më e lartë fuqia jote është aq më pak kohë përforcuesi jot do të zgjatë.

Përforcuesit nuk kanë ndikim në madhësinë e magazinës dhe eksperiencën maksimale të punës.

Koha e mësimit

Indeksi i arsimit i residencës së rajonit tënd dhe niveli i shtëpisë të gjitha ndikojnë në kohën e mësimit.

Për shembull, nëse në rajon me indeks Arsimor 1 ti do të mësosh fuqi të re në 98 minuta sesa në rajon me indeks 10 - 80 minuta. Indeksi 11 - 60 minuta.

Dhe nëse (përveç indeksit 11) niveli i shtëpisë tënde është 50, ti do të jesh i aftë të mësosh fuqi të re në 50 minuta. Nëse ti ke shtëpi me nivel 99 - 40 minuta.